Muriqi: Fitoret e ekipit tim janë më të rëndësishme se golat e mi - Gazeta Express
string(64) "muriqi-fitoret-e-ekipit-tim-jane-me-te-rendesishme-se-golat-e-mi"

Muriqi: Fitoret e ekipit tim janë më të rëndësishme se golat e mi

Gazeta Express

07/12/2019 11:30

I përulur, punëtorë dhe me një qëllim – të arrijë sa më shumë gjëra në karrierë.

Ky është Vedat Muriqi, për të cilin po flitet shumë në Turqi, sidomos pas dy golave tjerë që shënoi në fitoren 5-2 të Fenerbahçes kundër Genclerbirligi.

Lexo Edhe:

Ai edhe njëherë tregoi se është sulmues klasi, derisa i përulur, tha se me rëndësi janë tri pikët se sa golat e tij.

“Fitoret e ekipit tim janë më të rëndësishme se golat e mi. Jemi të lumtur. Javën tjetër të jemi gati për Sivasporin. Duhet të jemi gati’’, deklaroi Muriqi.

25-vjeçari u largua nga loja pas minutës së 70-të.

Pas ndeshjes, ai konfirmoi se ishte për një masë paraprake për t’i ikur dëmtimeve që e kanë mbajtur jashtë për pothuajse një muaj.

Muriqi tha se “dola nga loja për të mos rrezikuar. E ndjeva një dhimbje të lehtë, dhe nuk rrezikova për të vazhduar. Besoj se për 2-3 ditë do të përmirësohem dhe do të jem 100% i gatshëm për ndeshjen e radhës”.

Pas 14 ndeshje në sezonin 2019/20, Muriqi ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 3 asistime – ai po shijon një ndër sezonet më të mira në karrierë. /Gazeta Express/