Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, ka paralajmëruar shpalosjen e programit qeverisës të LVV-së për katër vitet e ardhshme.
Murati shkroi në një postim në Facebook se kjo do të bëhet në orën 19:30 në sallën 1 Tetori në Prishtinë.
“Pas pak në 19:30 shihemi në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, për t’a shpalosur programin tonë për 4 vitet e ardhshme”, shkroi ai.
“Sonte mund të mësoni më shumë se çfarë do të bëjmë për bizneset, prodhuesit, eksportuesit, mirëqenien e familjeve, punësimin e grave, e shumë e shumë programe tjera”, shtoi Murati.