Munishi: Tovërlanin do ta bëjmë ministër të mbrojtjes - Gazeta Express
string(52) "munishi-toverlanin-do-ta-bejme-minister-te-mbrojtjes"

Gazeta Express

03/06/2020 18:09

Munishi: Tovërlanin do ta bëjmë ministër të mbrojtjes

Gazeta Express

03/06/2020 18:09

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, e ka thënë me shaka se trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, meriton të bëhet ministër i mbrojtjes, nëse ia del të mbrohet në të njëjtën mënyrë në ndeshjen e kthimit të Kupës së Kosovës, siç u mbrojt në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar sot në Suharekë.

Ballkani u ndal me barazim pa gola nga Feronikeli në ndeshjen e parë mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, duke i lënë letrat e hapura për përcaktimin e finalistit në ndeshjen e kthimit pas dy javëve në Drenas, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Munishit mund ta ketë dominuar takimin duke e mbajtur topin në posedim, por djelmoshat e Tovërlanit u mbrojtën shumë mirë dhe për më tepër patën edhe mundësi ideale për të shënuar.

Pavarësisht rasteve, ndeshja u mbyll pa fitues dhe Munishi mendon se rezultati i barabartë ishte i drejtë për të dy skuadrat.  

“E kemi ditur sepse Feronikeli është kampion në fuqi. Kjo është e vetmja mundësi për ta për të dalë në Evropë. Feronikeli pati raste me të rrezikshme, ne e poseduam topin. Mendoj se rezultati ishte real”, tha Munishi pas ndeshjes.

Por i pyetur se çfarë pret nga takimi kthyes pas dy javëve në Drenas, Munishi e tha me shaka se nëse homologu i tij i udhëzon lojtarët e vet të luajmë futboll mbrojtës, atëherë ai meriton të jetë ministër i mbrojtjes.

“Nëse Feronikeli mbrohet mirë edhe në Drenas si në Suharekë, atëherë Tovërlanin e bëjmë ministër të mbrojtjes”, tha Munishi me shaka. /Gazeta Express/