Mungesat dhe formacionet e mundshme për derbin e Manchesterit - Gazeta Express
string(61) "mungesat-dhe-formacionet-e-mundshme-per-derbin-e-manchesterit"

Sport

Gazeta Express

02/10/2022 9:26

Mungesat dhe formacionet e mundshme për derbin e Manchesterit

Sport

Gazeta Express

02/10/2022 9:26

Derbi i Manchesterit do të zhvillohet sot në Premierligë, në kuadër të javës së nëntë.

Manchester City do të jetë nikoqir i Manchester Unitedit, në “Etihad Stadium”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:00, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Qytetarët” deri më tani kanë grumbulluar 17 pikë dhe ndodhen në pozitën e dytë në tabelë, me katër pikë më pak se Arsenali që është lider.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ende është pa humbje këtë sezon, me bilanc prej 5 fitoreve e dy barazimeve.

Kurse, “Djajtë e Kuq” ndodhen në pozitën e gjashtë me 12 pikë. Pas dy humbjeve radhazi në fillim të sezonit, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag hyri në seri të mirë, duke regjistruar katër fitore radhazi pastaj.

Mungesat dhe formacionet e mundshme

Kalvin Phillips dhe John Stones do të mungojnë te kampionët anglezë, derisa në dyshim është edhe Aymeric Laporte.

Formacioni i mundshëm i Man Cityt: Ederson; Walker, Akanji, Dias, Cancelo; Silva, Rodri, De Bruyne; Foden, Haaland, Grealish.

Kurse, Harry Maguire, Donny van de Beek, Brandon Williams dhe Aaron Wan-Bissaka, janë mungesat te skuadra nga “Old Trafford”.

Formacioni i mundshëm i Man Unitedit: De Gea; Dalot, Varane, Martinez, Malacia; Casemiro, Eriksen; Antony, Fernandes, Sancho; Rashford.

/Gazeta Express/