Mundësi i Kosovës, Egzon Shala siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën “Tokyo 2020” - Gazeta Express
string(75) "mundesi-i-kosoves-egzon-shala-siguron-pjesemarrjen-ne-olimpiaden-tokyo-2020"

Mundësi i Kosovës, Egzon Shala siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën “Tokyo 2020”

Gazeta Express

19/02/2020 16:49

Mundësi Egzon Shala kualifikohet me normë në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen gjatë verës që vjen në Tokio të Japonisë

Ka ardhur zyrtarisht norma e parë Olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Lexo Edhe:

Federata Botërore e Mundjes ia ka dërguar sot presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, normën Olimpike për mundësin Egzon Shala.

Shala kishte dalë i shtati në Kampionatin Botëror të mundjes, të mbajtur në Astana të Kazakistanit, në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa gjashtë të parët ishin kualifikuar në Tokio 2020.

Njëri nga kjo gjashtëshe, sipas Federatës Botërore të Mundjes, ka shkelur rregullat e antidopingut.

“I nderuari President. Pas një shkelje të rregullave të antidopingut gjatë Kampionatit të fundit botëror të garuesit Nur Sultan të Kazakistanit, kam kënaqësinë të ju informoj se garuesi juaj, Egzon Shala (kategoria -125 kilogramë), ka fituar një vend kualifikues për Komitetin Olimpik të Kosovës”, thuhet në e-mailin e Michel Dusson, sekretar i përgjithshëm i Federatës Botërore të Mundjes.

Është kjo norma e parë zyrtare e fituar për vendin tonë për Lojërat Olimpike.

Brenda normës Olimpike ndodhen edhe pesë xhudistë, të cilët pritet të konfirmohen në muajin maj 2020, kur përfundon cikli kualifikues.

Lojërat Olimpike mbahen prej 24 korrik – 9 gusht 2020 në Tokyo të Japonisë. /Gazeta Express/