Mund të vishni fustane sa të doni, me këto mënyra natyrale do të shpëtoni nga fërkimi i kofshëve - Gazeta Express
string(95) "mund-te-vishni-fustane-sa-te-doni-me-keto-menyra-natyrale-do-te-shpetoni-nga-ferkimi-i-kofsheve"

Mund të vishni fustane sa të doni, me këto mënyra natyrale do të shpëtoni nga fërkimi i kofshëve

Instant

Gazeta Express

22/06/2021 18:15

Lëkura juaj do të jetë e bute dhe nuk do të acarohet nga djersa apo fërkimi.

Shumë femra u gëzohen verës vetëm prej fustanve , fundeve e veshjeve të freskëta, ndërkohë që shumë të tjera nuk heqin dorë nga pantallonat as në këtë stinë të nxehtë, transmeton lajmi.net.

Kur temperaturat janë të larta, trupi djersitet e lëkura fërkohet me veshjet ndodh që kjo e fundit të irritohet e të skuqet. Për të shmangur fërkimin e kofshëve dhe acarimin e kësaj pjese të trupit lexoni më poshtë këshillat e Living.

1.Lyejeni pjesën e brendshme të kofshëve me krem bebesh.

2. Aplikoni antidjersë në pjesët ku lëkura ju fërkohet më së shumti pasi në këtë mënyra lëkura nuk do t’ju djersitet.

3. Vaji i kokosit hidraton lëkurën tuaj e ka gjithashtu veti antibakteriale që mund të ndihmojnë në parandalimin e krijimit të baktereve nga djersa dhe papastërtia.

4. Përdorni një balsam apo krem hidratues

5. Provoni t’i lyeni kofshët me xhelin e aloe verës dhe gjatë gjithë verës nuk do t’i ndani fustanet e fundet nga trupi. Lëkura juaj do të jetë e bute dhe nuk do të acarohet nga djersa apo fërkimi.

6. Aplikoni pudër bebeje. Këtë gjë mund ta përdorni edhe për të parandaluar irritimet e lëkurës, por edhe për të qetësuar lëkurën nëse ju është skuqur.