“Mund ta fitojmë La Ligën” - Gazeta Express
string(24) "mund-ta-fitojme-la-ligen"

Sport

Gazeta Express

14/05/2021 11:40

“Mund ta fitojmë La Ligën”

Sport

Gazeta Express

14/05/2021 11:40

Futbollistët e Real Madridit vazhdojnë të shpresojnë që ende mund ta fitojnë La Ligën.

Titulli tani për tani është në duar të Atletico Madrid, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit.

Lexo Edhe:

Sido që të jetë, Reali fitoi 4-1 kundër Granadës të enjten mbrëma dhe vazhdon t’i bëjë presion rivalitet të qytetit që e ka kalendarin më të lehtë.

Atletico do të përballet me Osasunën dhe Valladollidin, derisa Reali me Bilbaon dhe Villarrealin.

“Vitin e kaluar ka qenë kështu. Kemi luftuar për titull deri në xhiron e fundit dhe këtë vit s’do të jetë ndryshe. Mund ta fitojmë La Ligën”, tha Rodrygo mbrëmë.

Edhe Thibaut Coutois është duke shpresuar te titulli dhe në rrëshqitjen e Atleticos.

“Duhet të vazhdojmë të bëjmë presion dhe të presim Atleticon që të mos e fitoi ndonjërën [prej dy ndeshjeve që ka para vetes”, tha portieri i Realit. /Gazeta Express/