Muhaxheri për kundërshtimin e Osmanit rreth mocionit: LDK është parti demokratike - Gazeta Express
string(80) "muhaxheri-per-kundershtimin-e-osmanit-rreth-mocionit-ldk-eshte-parti-demokratike"

Muhaxheri për kundërshtimin e Osmanit rreth mocionit: LDK është parti demokratike

Gazeta Express

21/03/2020 13:56

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetar i Pejës Gazmend Muhaxheri ka komentuar zhvillimet e fundit politike rreth mocionit të inicuar nga partia e tij për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

Muhaxheri ka deklaruar se LDK mbetet si çdo herë unike dhe shumë demokratike në shprehje mendimesh dhe qëndrimesh të përfaqësuesve të saj. Në këtë aspekt, Muhaxheri thotë se mbetet edhe qëndrimi ose reagimi i kryeparlamentares Osmani.

Lexo Edhe:

“Qëndrimet e LDK-së janë unike, edhe qëndrimi i Vjosës ka qenë në frymën e qëndrimit të kryesisë së LDK-së. Tani nuancat dhe dallimet dalin vetëm tek ne, se jemi LDK, jemi demokratë. Në partitë tjera as që dëgjohet çfarë ka folur dikush në kryesi dhe këtu është dallimi”, tha ai, për “Radio 1”.

I pyetur për zërat në VV, se nuk ka kushte për mbajtje të seancës së mocionit në Kuvend të Kosovës për shkak të situatës me koronavirus, Muhaxheri ka thënë se ishte vet partneri që nuk e shihte këtë situatë si gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa tani po flet ndryshe.

‘Partneri i koalicionit nuk donte të shpallte gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa tani (për seancë) po i  duket që qenka gjendje e jashtëzakonshme, kur qenka në pyetje me u marrë një masë ndajë partnerit. Të shohim”, tha Muhaxheri.

Tutje, Gazmend Muhaxheri ka shtuar se veprimi i mbrëmshëm i kryeministrit Kurti ndaj taksës 100%, nuk ka qenë ai i duhuri dhe i kërkuari.

“Heqja e taksës në formë si ndodhi mbrëmë është e pamjaftueshme. Kjo po shihet edhe prej partnerit tonë strategjik që veprimet e tilla nuk janë në interest ë Republikës së Kosovës”, tha Muhaxheri, për ‘RADIO 1’.