Muhaxheri: Deklaratat e Agim Veliut në ditën e mocionit dëmtuan LDK’në - Gazeta Express
string(68) "muhaxheri-deklaratat-e-agim-veliut-ne-diten-e-mocionit-demtuan-ldkne"

Muhaxheri: Deklaratat e Agim Veliut në ditën e mocionit dëmtuan LDK’në

Gazeta Express

27/03/2020 22:39

Kryetari i  Pejës që është edhe nënkryetar i LDK’së, Gazmend Muhaxheri, i ka quajtur të gabuara deklaratat e Agim Veliut ditën kur u votua mocioni ndaj Qeverisë Kurti.

Muhaxheri ka thënë se Agim Veliu e dëmtoi LDK’në me deklaratat që i dha në pauzë të Kuvendit.

Lexo Edhe:

“Zoti Veliu nuk është dashur të reagojë pas propozimit të Qunit pasi ajo ishte një betejë e Grupit Parlamentar të LDK-së, të cilët kishin një strategji se si duhet të zhvillohej ajo betejë. Unë përgëzojë një pjesë të madhe të deputetëve që zhvilluan betejën me dinjitet për të dëshmuar se LDK nuk ishte ajo që deshi të rrëzojë qeverinë”, tha Muhaxheri në RTV Dukagjini.

Nënkryetari i Pejës thotë se propozimi i Qunit ishte veprim shumë i mirë.

“Veprimi i Qunit ishte për të parë qëndrimin e vërtet të kryeministrit Kurti. Por deklaratat e Agim Veliut në momentin që i ka thënë e dëmtuan pozicionin e LDK’së”, tha ai.

Muhaxheri thotë se Anton Quni mori nga Kurti përgjigjen që deshi.

“Ai deshi të sheh sa është serioz Komandanti [Albin Kurti]”.