Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur takimin me Shtabin Emergjent të kësaj komune ka apeluar që fshati Bllacë ku është raportuar për një person të infektuar me koronavirus të izolohet.
Muharremaj ka thënë se banorët e këtij fshati duhet të mos bëjnë lëvizje sidomos në pjesën e komunës së Malishevës atje ku deri më tani janë konfirmuar 61 raste me koronavirus, raporton Gazeta Express.
“Pas raportimit për të
infektuar me Covit-19 nga fshati Bllacë vendosëm që të apelojmë për vetizolim
të këtij fshati, e sidomos Lagjia “Suka”.
Banorët e këtij fshati duhet ta trajtojnë situatën seriozisht
dhe të mos bëjnë lëvizje e as vizita tek të afërmit, sidomos me pjesën e
Komunës së Malishevës, sepse ajo zonë është në karantinë. Do të
veprohet më tutje në raport me situatën dhe informacionet që na vijnë nga
institucionet përkatëse”, ka thënë Muharremaj.
Ai tutje ka thënë se si masë shtesë do të bëjë kërkesë zyrtare policisë që të bllokojnë hyrje-daljet Suharekë-Malishevë.
“Ne poashtu kemi marrë masa shtesë si:Dezinfektimi i hapsirave publike në qytet dhe fshatra dhe do të bëjmë kërkesë zyrtare drejtuar Policisë në Suharekë që të bllokohen hyrje-daljet Suharekë-Malishevë”, ka thënë kryetari i komunës së Suharekës./GazetaExpress/
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...