Muharrem Nitaj: Po thonë se votat u blenë me çanta me pare…


load
Gazeta Express
11 Tetor 2019 20:34

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, dhe nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook po thotë se votat u blenë me çanta me pare.

“Po thone se shume nga kandidatet, me çanta me pare, i paskeshin blere mandatet e tyre.
Me vjen keq per ta se jane te mjere”, shkruan Nitaj.

Ndërsa ata që paguan para dhe nuk arritën ta fitojnë mandatin e deputetit, Nitaj tha se i kanë pasur paratë haram.

“Po thone qe edhe shume te tjere paskeshin paguar shume pare e nuk i paskeshin fituar mandatet! Per ta me vjen mire se haram duhet t’i kane pasur!”, është shprehur Nitaj.

Tutje, Nitaj ka bërë thirrje të mos numërohen votat përsëri sepse sipas tij, shumë njerëz duhet të koriten e ndonjëri ndoshta edhe të shkojë në burg.

“Po lexoj se shume nga kandidatet po kerkojne te hapen kutite e te numerohen votat nje per nje!

Mosni se kjo nxjerr telashe te medha, sepse shume njerez duhet te koriten, ndonjeri edhe te shkoje ne burg ndoshta, e keshtu te prishet darka e qejfit te zgjedhjeve, he mos kofshin!”, ka thënë Nitaj.

Krejt në fund tha lërëni siç është sepse më mirë as nuk duhej të ishte.

“Lereni siç eshte, se me mire as qe duhej te ishte!”, ka përfunduar Nitaj.

Te fundit


Kthehu lart