Muç Nano hap debat për largimin e Agron Tufës: Psikopatë ka kudo, largimi i tij të bën të qeshësh - Gazeta Express
string(95) "muc-nano-hap-debat-per-largimin-e-agron-tufes-psikopate-ka-kudo-largimi-i-tij-te-ben-te-qeshesh"

Muç Nano hap debat për largimin e Agron Tufës: Psikopatë ka kudo, largimi i tij të bën të qeshësh

Gazeta Express

08/12/2019 12:28

Shkrimtari, publicisti dhe ish-drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa tashmë ndodhet në azil në një nga vendet e Evropës, duke u larguar nga Shqipëria pas shumë këcënimeve me jetë që kishte marrë muajt e fundit.

Pas largimit të Tufës, analisti Mustafa Nano, ka ‘provokuar’ në një monogol në emisionin “Provokacia” në Abc News.

Lexo Edhe:

“Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse është kërcënuar nga ish- sigurimi i shtetit dhe nga komunistët që sot janë në pushtet. Kjo është një gjepur. Siç është gjepur edhe pretendimi se Haxhi Baxhinozi ish i përndjekur është vrarë nga po ata njerëz që e burgosën nga ish- sigurimsat dhe enveristë. Në Shqipëri ka enveristë, edhe në Parlament gjithashtu. Spartak Braho është një enverist gjë që duket edhe nga shprehje të tipit “edhe në vrimë të miut do të gjejmë dhe do të çojmë para gjyqit”.

Të dalë sot një si Spartak Braho të përbuzë Mid’hat Frashërin kjo është të marrësh malet. Komunistë ka, por nuk kanë asnjë pushtet real edhe kur janë deputetë apo zyrtarë, këta kanë çelësat e kashtës. Ideja se në Shqipërinë e vitit 2020 komunistët në pushtet po vijojnë të përndjekin ish të përndjekurit është një narrativë idiotike që duhet të na bëjë për të qeshur. Madje edhe kërkesa e Tufës për azil duhet të na bëjë për të qeshur”, u shpreh analisti.

Më tej Nano thotë se Tufa mund të jetë kërcënuar, por të gjithë ata që mbajnë qëndrime të forta marrin kërcënime sepse psikopatë ka kudo, shprehet ai. Në fund Nano tha se zviceranët duhet të jenë të marrë nëse ia japin te drejtën e azilit politik.