Muaji i Filmit Evropian në Kino ARMATA / Në kërkim të Venerës (2021)
Arte
Gazeta Express
01/12/2022 14:37
Si pjesë e Muajit të Filmit Evropian në Kino ARMATA mes 13 nëntor – 10
dhjetor, projektit të iniciuar në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Filmit,
shfaqet filmi ‘Në kërkim të Venerës (2021)’ me regji nga Norika Sefa.
Duke jetuar në një familje të madhe të fshatit të vogël të Kosovës,
tinejxherja e heshtur Venera vështirë gjenë privatësi. Por, kur njoftohet me
Dorinën rebeloze, një botë e re dhe çliruese hapet për të. Ngadalë, Venera
fillon t’i tejkaloj ëpritjet e familjes së saj konzervative.
Shfaqja e filmit mundësohet nga Qendra Kinematografike e Kosovës, në kuadër
të kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, që
organizohet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës,
Rinisë dhe Sportit.
Kino ARMATA
E martë, 6 dhjetor 2022, 20:00h
MUAJI I FILMIT EVROPIAN 2022 Në kërkim të Venerës (2021) Kohëzgjatja: 111 min. Gjuha: Shqip Titra: Anglisht Regjia: Norika Sefa