MSH-ja nuk tregon nëse ka barna të mjaftueshme për koronavirusin - Gazeta Express
string(61) "msh-nuk-tregon-nese-ka-barna-te-mjaftueshme-per-koronavirusin"

MSH-ja nuk tregon nëse ka barna të mjaftueshme për koronavirusin

Gazeta Express

24/02/2020 11:18

Komiteti për Sëmundje Ngjitëse i formuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar dje se ka përgatitur dhe miratuar planin e gatishmërisë dhe reagimit për koronavirusin e ri Covid-19.

Në këtë plan janë përfshirë pothuajse të gjitha institucionet shëndetësore publike, organizata e agjenci të Qeverisë, si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës. Në njoftim thuhet se Komiteti do t’i kërkojë Qeverisë krijimin e një karantine në rast nevoje.

Lexo Edhe:

Por në njoftim nuk bëhet e ditur nëse institucionet shëndetësore janë të furnizuara me sasi dhe lloje të mjaftueshme të medikamenteve dhe materialeve në rast nevoje.

“Plani ka përcaktuar detyrat për secilin institucion që ka përgjegjësi në zbatimin e tij dhe parashikon reagimin për secilin skenar të mundshëm në rastet e epidemisë eventuale: skenarin e lehtë dhe atë të ashpër”, thuhet në njoftimin e MSH-së.