MPPS e Maqedonisë planifikon të hap strehimore të reja për viktimat e dhunës familjare


Gazeta Express
21 Gusht 2019 12:19

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, dje pasdite ka vizituar strehimoren për personat viktimë të dhunës familjare në Koçan.

Ekipi profesional i strehimores e ka informuar ministren rreth rasteve të dhunës familjare që janë vendosur në këtë strehimore.

Strehimorja në Koçan është një nga katër prej tyre që funksionojnë në shtet dhe i plotëson të gjitha standardet bashkëkohore. Tre strehimoret tjera janë në Shkup, Manastir dhe Shën Nikollë.

“Deri në fund të fitit ministria planifikon të hap edhe disa shërbime të specializuara për viktimat e dhunës familjare, në disa rajone të shtetit. Qëllimi i këtyre shërbimeve është këshillimi, trajtimi dhe mbrojtja e viktmave nga gjitha format e dhunës”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).

Ata shtojnë se punojnë në vazhdimësi për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave të dhunës familjare.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart