Mposhti kancerin dy herë dhe fiton 4.6 milionë në lotari, “Jam njeri shumë me fat”


Gazeta Express
18 Shtator 2019 0:28

Një person nga Oregoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka fituar 4.6 milionë dollarë në llotarinë e shtetit. Stu MacDondald blenë një tiketë nga Megabucks çdo javë dhe çdo herë gruaja e tij i uron fat, por herën e vetme që ajo harroi ai fitoi.

“Jam njeri shumë me fat. Kam mbijetuar dy herë kancerin dhe ja ku jam. Është e mahnitshme”, thotë MacDonald.

MacDonald ka blerë biletën me 7 shtator dhe do të pranojë një përqind bonus të 46 mijë dollarëve.

Fitimi i lotarisë është ndoshta më e rrallë se sa mposhtja e kancerit dy herë. Një jackpot ka shanca të ndodhë 1 herë në 300 milionë raste. Më shumë shanca ka të bëheni president i ShBA’së. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart