Ministria e Jashtme ua mundëson kalimin kosovarëve të bllokuar në kufirin Slloveni-Kroaci - Gazeta Express
string(104) "mpjd-mundeson-korridorin-per-kalimin-e-shtetasve-kosovare-te-bllokuar-ne-kufirin-slloveni-kroaci-express"

Gazeta Express

04/06/2020 23:00

Ministria e Jashtme ua mundëson kalimin kosovarëve të bllokuar në kufirin Slloveni-Kroaci

Gazeta Express

04/06/2020 23:00

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një njoftim adresuar medieve, ka njoftuar se të gjithë shtetasit e Kosovës të bllokuar në kufirin Slloveni-Kroaci, do t’iu mundësohet kalimi.

Kjo sepse MPJD ka arritur marrëveshje me autoritetet kroate dhe malazeze kalimin e autobusit në të cilin ndohen më shumë se dhjetë shtetas të Kosovës, të cilët janë nisur një ditë më parë nga Italia.

Lexo Edhe:

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka arritur sonte marrëveshje mirëkuptimi me autoritet kroate dhe ato malazeze, që të lejojnë̈ kalimin e autobusit në të cilin ndodhen më shumë se dhjetë shtetas kosovarë, të nisur një̈ ditë më parë nga Italia.

Agjencia e cila ka organizuar udhëtimin, ishte nisur nga Italia drejt Kosovës pa kërkuar leje nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe pa i ditur masat që janë̈ në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikonte të kalonte transit.

Autobusi është̈ ndaluar nga autoritetet kroate, ngase disa nga udhëtarët nuk posedonin dokumentacionin e rregullt (vizë transit ose Schengen), dhe aty ishin njoftuar po ashtu se Mali i Zi nuk i ka hapur kufijtë me Italinë̈ (prej nga ishin nisur), ngase ky vend konsiderohet ende si vatër e COVID-19.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes kanaleve të saj diplomatike, ka arritur të sigurojë nisjen e shtetasve kosovarë të ngujuar në kufirin midis Kroacisë dhe Sllovenisë prej më shumë se 30 orësh.

I ftojmë të gjithë̈ bashkatdhetarët që përpara se të nisen drejt vendlindjes, të kontaktojnë Misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, pasi shumë shtete, si pasojë e pandemisë̈, kanë ende në fuqi disa masa që duhet plotësuar gjatë kalimit transit. (Numrat kontaktues mund t’i gjeni këtu).