MPB: Sveçla nuk u sulmua, tentoi të ndalte një rrahje mes dy të tjerëve - Gazeta Express
string(69) "mpb-svecla-nuk-u-sulmua-tentoi-te-ndalte-nje-rrahje-mes-dy-te-tjereve"

MPB: Sveçla nuk u sulmua, tentoi të ndalte një rrahje mes dy të tjerëve

Gazeta Express

27/02/2020 18:00

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar edhe zyrtarisht pas raportimeve për përfshirjen e zëvendësministrit Xhelal Sveçla në një incident në një prej lokaleve në kryeqytet.

Në sqarimin e MPB’së thuhet se Sveçla nuk është sulmuar, por vetëm ka hyrë për të ndalë rrahjen mes një personi të rritur dhe një shitësi ambulant.

Lexo Edhe:

“Me këtë rast MPBAP, sqaron se gjatë rrahjes së një fëmije, shitës ambulant nga një i rritur në Prishtinë, ka qenë prezent edhe zëvendësministri Sveçla, i cili ka ndërhyrë që të ndalë rrahjen dhe më pas ka njoftuar Policinë e Kosovës, për të raportuar për këtë incident”, thuhet në njoftim , raporton Gazeta Express.

 Tutje në njoftimin e lëshuar për media thuhet se “Zëvendësministri Sveçla dhe secili qytetarë i Republikës së Kosovës, e kanë për obligim qytetar, që çfarëdo dukuri negative që shohin, të ndikojnë që ajo të parandalohet dhe të njoftohen organet e rendit dhe ligjit për të vepruar sipas mandatit të tyre. Reagimi i sotëm i zëvendësministrit Sveçla në këtë rast, është një rast shembullor i sjelljes qytetare për të parandaluar rrahjen”./Express/