MPB-ja dhe FBI-ja nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e forenzikës


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 13:24

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim zëvendësatasheun e FBI-së, Michelle L. Miller.

Ministri Mustafa në prani të znj. Miller dhe kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe FBI-së në fushën e forenzikës.

Kjo marrëveshje ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve në fushën e forenzikës.

Ministri Mustafa falënderoi znj. Miller për besimin ndaj MPB-së dhe institucioneve të sigurisë, në veçanti për besimin ndaj AKF-së.

Te fundit


Kthehu lart