

19 Nëntor 2019 16:24
Përmes një poze, reperi Mozzik ka zbuluar trupin e mbuluar në tatuazhe.
Rep-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, është shumë aktiv në rrjetin social Instagram me publikimin e fotografive të ndryshme nga përditshmëria dhe puna e tij.
Së fundmi, reperi ka realizuar një fotosesion mjaft të veçantë. Fotografitë nga fotosesioni i ri i ka publikuar në Instagram, teksa ka pranuar komente të ndryshme nga fansat e muzikës së tij.

Përmes, këtyre fotografive Mozzik, ka zbuluar tatuazhet e shumta që i ka në trup.
Në mesin e këtyre tatuazheve është edhe portreti i vajzës së tij Hanës.
