Mozzik ua vendos një kusht fansave që dëshirojnë të mësojnë detajet e albumit - Gazeta Express
string(77) "mozzik-ua-vendos-nje-kusht-fansave-qe-deshirojne-te-mesojne-detajet-e-albumit"

Mozzik ua vendos një kusht fansave që dëshirojnë të mësojnë detajet e albumit

Gazeta Express

30/05/2020 10:06

Fansat e Mozzik duhet ta plotësojnë një kusht.

Mozzik ka paralajmëruar fansat e tij që në fund të muajit qershor publikohet albumi i tij i ri.

Lexo Edhe:

Ky album për të cilin reperi ka bashkëpunuar edhe me të huaj, përmban 20 këngë, ndërsa titulli i tij është “Mozart”.

Me anë të një postimi në Instagram, Mozzik zbuloi kopertinën e albumit, në të cilin shihen prindërit dhe vëllai i tij.

Ai thotë se nëse bëhen 500 mijë komente në atë postim, atëherë do t’i bëjë publike titujt e këngëvë të “Mozart”.

“Sa ma shpejt qe bohen 500mije komente #2EURO i qes edhe emrat e kongve e ma shume detaje .. shkojme mezi po pres me nda Albumin me juve ✊?”, ka shkruar Mozzik.