Mourinho thumbon Solskjaerin: Trajnerët e sjellshëm bëhen kukulla


Gazeta Express
16 Maj 2019 13:11

Jose Mourinho e ka thumbuar trajnerin e Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaerin, duke pretenduar se trajnerët e sjellshëm bëhen më vonë marioneta të kontrolluara nga zyrtarët e klubeve.

Trajneri portugez u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit më 18 dhjetor, pasi “Djajtë e kuq” e regjistruan sezonin më të dobët që 28 vjet, transmeton Gazeta Express.

Solskjaer u emërua në pozitën e tij fillimisht përkohësisht. Pasi i fitoi 14 nga 17 ndeshjet e para të zhvilluara, ai e fitoi edhe kontratën si trajner permanent i klubit.

Megjithatë, forma e Manchester Unitedi ka rënë përsëri që nga marsi dhe pasi që klubi përfundoi në pozitën e gjashtë në tabelën e Premierligës, ata nuk u kualifikuan në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Tani, Mourinho e thumboi pikërisht Solskjaerin për këtë ecuri të dobët në fund të sezonit, në të cilën Manchester Unitedi arriti t’i fitojë vetëm dy nga 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

 Mourinho dyshon se trajneri norvegjez do të qëndrojë gjatë në pozitën e trajnerit në Old Trafford, duke sugjeruar se problemi i tij është te disiplina.

“Kur je pothuajse vetëm, kur nuk e ke mbështetjen e klubit në përgjithësi, disa lojtarë do të shkojnë drejt një personi që është kundër trajnerit, që është djaloshi i sjellshëm”, ka thënë Mourinho.

“Unë nuk dua të jem djaloshi i këndshëm sepse ky djalosh është një marionetë pas tre muajve dhe gjërat nuk përfundojnë mirë. Por, ti nuk mund të bëhesh trajneri që është gjithmonë negativ. Duhet të kërkosh baraspeshë”.

“Në fakt, problemi i trajnerit është i njëjtë me atë të një mësuesi në shkollë. Djaloshi i sjellshëm nuk mund të jetë trajner, por ti nuk duhet të jesh as njeriu me konflikte të vazhdueshme”.

“Duhet ta gjejmë një pozitë, një që unë mund ta kem me skuadra shumë të pjekura. Kur nuk je shefi, ti nuk je personi që e ka fuqinë. Ti duhet të jesh lideri”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart