Mourinho tashmë mund të nuhasë se Guardiola do ta marrë Messin në City, shikoni çfarë tha... - Gazeta Express
string(88) "mourinho-tashme-mund-te-nuhase-se-guardiola-do-ta-marre-messin-ne-city-shikoni-cfare-tha"

Gazeta Express

21/11/2020 14:11

Mourinho tashmë mund të nuhasë se Guardiola do ta marrë Messin në City, shikoni çfarë tha…

Gazeta Express

21/11/2020 14:11

Pep Guardiola ka rinovuar kontratën dhe do të qëndrojë te Man City të paktën deri në vitin 2023.

Dicka e tillë ka shtuar spekulimet për një ribashkim të mundshëm me Lionel Messin.

Lexo Edhe:

Lidhur me këtë është pyetur edhe Jose Mourinho, i cili mendon që Pep duhet të ketë pasur një arsye të fortë që rinovoi deri më 2023, raporton Gazeta Express.

Çfarë mendoni për qëndrimin e Pep? Mos është ndoshta se do ta ketë Messin për vitin e ardhshëm?

Nuk e di. E vetmja gjë që është e sigurt, është fakti se askush nuk ia ka vënë në kokë pistoletën Guardiolës për të rinovuar kontratën. Nëse e ka bërë, e ka bërë sepse ndihet mirë atje. Natyrisht se ka biseduar me klubin dhe e di çfarë do të ketë në të ardhmen. Është i motivuar, i lumtur atje.  Nëse e bëri këtë (rinovoi kontratën) është për shkak se është i lumtur dhe edhe unë jam i lumtur për të”, u shpreh Mourinho. /Gazeta Express/