Mourinho reagon pasi Guardiola e kaloi me trofe


Gazeta Express
15 Maj 2019 14:56

Jose Mourinho ka insistuar që ai nuk është i përqendruar te këto shifra pasi Pep Guardiola e kaloi atë me numër të trofeve të fituara. Portugezi pretendon se do të kishte pasur më shumë trofe nëse nuk i kishte ndërruar aq shpesh klubet në karrierën e tij.

Trajneri i Manchester Cityt arriti ta fitojë edhe trofeun e 26-të në karrierën e tij si trajner, pasi triumfoi këtë sezon në Premierligë. Këtë triumf ai e shtoi në listën me trofetë tjera të fituara këtë sezon – Carabao Cup dhe Community Shield, transmeton Gazeta Express.

Guardiola mund ta fitojë edhe trofeun e tij të 27-të në karrierë nëse Manchester City arrin ta mposhtë Watfordin në finale të FA Cup, e cila do të zhvillohet më 18 maj në stadiumin kombëtar të Anglisë, “Wembley”.

Në anën tjetër, Mourinho ende e mban një rekord mjaft mbresëlënës me gjithsej 25 trofe të fituara në karrierë, përkundër dështimit të tij në Manchester United.

Portugezi u shkarkua nga pozita e trajnerit të “Djajve të kuq” në dhjetor pasi e kishte nisur keq sezonin e tij të tretë në Old Trafford. Megjithatë, ai ka fituar tituj në Portugali, Spanjë, Itali e Angli, ku së fundi triumfoi në Ligën e Evropës me Manchester Unitedin në vitin 2017.

Kur atij iu rikujtua se Guardiola tani ia ka kaluar rekordin me titullin e fundit të Premierligës, Mourinho pretendoi se edhe ai do të kishte pasur më shumë trofe të fituar nëse nuk do t’i kishte ndërruar aq shpesh klubet.

Kur u pyet nëse është i zemëruar që tani mbetet pas rivalit të tij të vjetër, Mourinho tha për L’Equipe: “Jo, jo. Kjo ma kujton mua që unë jam këtu me 25 tituj”.

“Kur e fitova titullin e Ligës së Kampionëve me Porton dhe Interin, nëse do të kisha qëndruar edhe për sezonin tjetër, unë do të kisha luajtur në Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube, Superkupën vendore. Unë do t’i kisha pasur 31 tituj”.

“Ndoshta unë nuk përqendrohem edhe aq shumë te shifrat”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart