Mourinho: Pushimi dimëror i Tottenhamit është vendosur në momentin e gabuar - Gazeta Express
string(74) "mourinho-pushimi-dimeror-i-tottenhamit-eshte-vendosur-ne-momentin-e-gabuar"

Mourinho: Pushimi dimëror i Tottenhamit është vendosur në momentin e gabuar

Gazeta Express

25/01/2020 8:28

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se ai është i pakënaqur me agjendën e përgatitur nga Federata e Futbollit e Anglisë rreth pushimit dimëror për klubet e Premierligës.

Tottenhami, që do të udhëtojë në Southampton për ndeshjen e rundit të katërt të FA Cup të shtunën, do ta nisë pushimin dyjavor pas ndeshjes në shtëpi kundër Manchester Cityt më 2 shkurt, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e tyre e parë pas këtij pushimi 14-ditor do të jetë si mysafirë kundër Aston Villas më 16 shkurt – tre ditë para se të përballen me klubin gjerman Leipzig në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Mourinho beson se pushimi dimëror do të duhej të ishte planifikuar ashtu që të zgjaste deri para ndeshjes së Ligës së Kampionëve – mirëpo insistoi se skuadra e tij nuk është e shqetësuar për periudhën kohore pa futboll.

“Është ashtu siç është. Unë nuk jam i lumtur që pushimi po vjen në momentin e gabuar, sepse pushimi do të duhej të kishte qenë para Ligës së Kampionëve”, ka thënë Mourinho.

“Në fund, para Ligës së Kampionëve ne nuk do të kemi pushim. Ne do të luajmë kundër Aston Villas të dielën dhe pastaj, dy ditë më vonë, do të luajmë kundër RB Leipzigut”.

“Por, në të vërtetë, neve nuk na intereson shumë për atë pushim”.

Nëse Tottenhami barazon në ndeshjen kundër Saints në kupë, klubi do të detyrohet ta luajë edhe një ndeshje vendimtare kthyese më 4 ose 5 shkurt, duke e shtyrë kështu edhe më tutje pushimin dimëror të skuadrës. /Gazeta Express/