Mourinho, para rinisjes së mundshme të Premierligës: Kane dhe Son janë shëruar - Gazeta Express
string(76) "mourinho-para-rinisjes-se-mundshme-te-premierliges-kane-dhe-son-jane-sheruar"

Gazeta Express

27/05/2020 12:28

Mourinho, para rinisjes së mundshme të Premierligës: Kane dhe Son janë shëruar

Gazeta Express

27/05/2020 12:28

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, thotë se Harry Kane dhe Son Heung-Min janë shëruar nga lëndimet e tyre, përkundër që mund të mos jenë plotësisht gati rinisjen potenciale të Premierligës në qershor.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, pësoi lëndim serioz në ndeshjen kundër Southamptonit Ditën e Vitit të Ri, përderisa Son e theu krahun e tij gjatë fitores kundër Aston Villas muajin vijues, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ata pritej të mos ktheheshin deri në sezonin e ardhshëm 2020/21, mirëpo liga tashmë është shtyrë shkaku i suspendimit të ndeshjeve që nga marsi shkaku i përhapjes së koronavirusit në botë.

Ky suspendim ka bërë që shumë lojtarë të Jose Mourinhos të kenë kohë për t’u shëruar nga lëndimet e tyre, në mënyrë që të mundë të kthehen për t’i ndihmuar skuadrës së tyre në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, nëse vendoset për rinisjen e kampionatit.

“Unë nuk mund të them që ata janë gati të luajnë sepse një gjë është të shërohesh nga një lëndim dhe një gjë krejt tjetër të jesh gati të luash futboll”, tha Mourinho, pasi tha se Kane, Son, Moussa Sissoko, Dele Alli, Erik Lamela dhe Steven Bergwijn janë shëruar nga lëndimet e tyre.

“Në rastin e Harryt, mendoj se ai s’ka luajtur që pesë muaj, por asnjëri s’është më i lënduar. Ata po stërviten dhe stërvitjet janë ashtu siç janë për momentin, me shumë kufizime. Ne s’mund të garojmë, s’mund të luajmë një-kundër-një, duhet të mbajmë distancë”.

“Harry Kane, Son, Bergwijn, Sissoko… të gjithë janë mirë. Mendoj se me dy-tri javë stërvitje normale, ata do të jenë gati. Natyrisht që s’do të jenë në formën e tyre më të mirë, po mendoj se askush s’do të jetë në këtë situatë”. /Gazeta Express/