Mourinho merr lajm dëshpërues ende pa ia nisur me Tottenhamin: S’ka para për të shpenzuar


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 22:59

Jose Mourinhos i është bërë e qartë se do t’i duhet të punojë me skuadrën ekzistuese të Tottenham Hotspur, sepse nuk ka para për të shpenzuar në blerjen e lojtarëve në janar. Portugezi, i cili e zëvendësoi Mauricio Pochettinon në këtë pozitë, ka nënshkruar kontratë trevjeçare e gjysmë.

Të mërkurën mbrëma, Mourinho bisedoi me lojtarët që i ka trashëguar në skuadrën e klubit londinez. Ai është zotuar se do të punojë edhe me lojtarët e akademisë së klubit, transmeton Gazeta Express.

Tottenhamit i duhet të bëjë pagesa të mëdha për stadiumin e ri dhe, me të ardhurat në Ligën e Kampionëve shumë të rëndësishme, Mourinhos i është kërkuar ta udhëheqë klubin drejt top katërshes në Premierligë.

Para ndeshjes së ardhshme kundër West Hamit të shtunën në drekë, Tottenhami renditet në pozitën e 14-të, dhe ngel 11 pikë prapa vendit të katërt, Manchester City.

Mourinho – i cili do t’i fitojë 15 milionë euro në vit, shumë më shumë se 10 milionë euro sa i fitonte Pochettino – ndien se ende ka punë të pakryer në Premierligë, sepse periudha e tij dyvjeçare e gjysmë në Manchester United përfundoi në mënyrë të hidhur dhjetorin e kaluar. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart