Mourinho më 2015: Kurrë s’do të bëhem trajner i Tottenhamit, e dua Chelsean tej mase


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 17:32

Jose Mourinho u emëruar sot trajneri i Tottenham Hotspur, duke e zëvendësuar të shkarkuarin Mauricio Pochettinon, edhe pse dikur u kishte premtuar tifozëve të Chelseat se kurrë nuk do t’i bashkohej rivalit të tyre londinez.

Trajneri portugez i kaloi dy periudha në Stamford Bridge, por ai i prishi marrëdhëniet me të kaltrit kur iu bashkua Manchester Unitedit, transmeton Gazeta Express.

“Kurrë nuk do të bëhem trajner i Tottenhamit”, pati thënë Mourinho më 2015 para finales së kupës së ligës mes Chelseat dhe Tottenhamit.

“I dua tifozët e Chelseat tej mase, prandaj”, pati shtuar ai.

Ama kohërat kanë ndryshuar dhe Mourinho ka pasur konflikte të vogla me ish-ndjekësit e tij që prej periudhës së tij të dytë në Chelsea. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart