Mourinho: Kam mundur të fitoj më shumë tituj se Pep Guardiola


Gazeta Express
15 Maj 2019 20:25

Jose Mourinho beson se ka mundur të fitonte më shumë trofe në karrierën e tij sikur të qëndronte më gjatë në disa prej klubeve të tij të mëdha.

Trajneri portugez, i cili është i papunë që prej dhjetorit kur u shkarkua nga Manchester Unitedi, foli për ndodhitë aktuale në Paris Saint-Germain, dy finalistët e Ligës së Kampionëve dhe për Pep Guardiolën, transmeton Gazeta Express.

56-vjeçari u pyet nëse do ta marrë pozitën e trajnerin në PSG dhe për dështimet e kampionit francez në garat evropiane.

“Është e pamundur të bëhem trajner i PSG-së. Nuk mund ta menaxhosh një klub që ka trajner”, tha Mourinho.

Ai beson se sikur të qëndronte më gjatë në ish-klubet e tij, do të ishte trajner më i suksesshëm.

“Unë jam këtu me 25 tituj. Sikur të qëndroja në Porto dhe Interi pasi fitova Ligën e Kampionëve me to, do të kisha luajtur në Superkupën e Evropës, në atë nacionale, në Kupën e Botës për Klube dhe do t’i kisha 31 tituj”, shpjegoi Mourinho.

“Mbase unë nuk jam i përqendruar në numra”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart