Mourinho e zbulon çastin më të pikëlluar në karrierën e vet - Gazeta Express
string(59) "mourinho-e-zbulon-castin-me-te-pikelluar-ne-karrieren-e-vet"

Gazeta Express

24/09/2020 9:01

Mourinho e zbulon çastin më të pikëlluar në karrierën e vet

Gazeta Express

24/09/2020 9:01

Duke folur për karrierën e vet, trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho e ka veçuar humbjen emocionale kundër Bayernit Munich si trajner i Real Madridit si çastin më pikëllues në karrierën e vet.

Humbja me penallti në Santiago Bernabeu kundër gjermanëve nënkuptoi se skuadra e Mourinhos atë botë u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën gjysmëfinale, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nëse më duhet ta zgjedh çastin më të keq, atëherë është eliminimi me Real Madridin”, tha Mourinho në një intervistë me televizionin portugez Sic.

“Ne ishim ekipi më i mirë në Evropë, pa dyshim, e fituam La Ligën duke i thyer të gjitha rekordet për pikët dhe golat dhe jam i sigurt që finalen do ta kishim fituar”, shtoi Mourinho.

“Për mua ishte mizor fakti se ne i zgjodhëm Cristiano Ronaldon, Kakan dhe Sergio Ramosin, ata janë vrasës nga penalltia dhe nuk i humbin ato kurrë, por i humbën, kjo më fundosi mua”, tregoi ai. /Gazeta Express/