Mourinho e mban premtimin, i blen kofshe derri Reguilonit pasi e futi në xhep Mahrezin - Gazeta Express
string(85) "mourinho-e-mban-premtimin-i-blen-kofshe-derri-reguilonit-pasi-e-futi-ne-xhep-mahrezin"

Mourinho e mban premtimin, i blen kofshe derri Reguilonit pasi e futi në xhep Mahrezin

Gazeta Express

25/11/2020 9:18

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, e ka mbajtur premtimin ndaj Sergio Reguilonit dhe ia ka blerë një kofshe derri me çmim prej rreth 600 eurosh, për paraqitjen e mrekullueshme që e bëri në fitoren kundër Manchester City.

Mbrojtësi i majtë spanjoll ishte i mrekullueshëm të shtunën, duke e mbajtur në xhep anësorin e City, Riyad Mahrez, me çka i ndihmoi Tottenhamit të fitojë 2:0 në Tottenham Hotspur Stadium, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mahrez u përpoq ta driblojë Reguilonin katër herë dhe dështoi secilën herë. Loja e tij madhështore e mori shpërblimin e dëshiruar.

Në një reagim në Instagram, Mourinho zbuloi se i kishte premtuar përfaqësuesit spanjoll kofshe derri të shtrenjtë dhe cilësore.

“Premtimi është premtim. Më kushtoi 500 funte (rreth 600 euro) por unë i mbaj premtimet”, shkroi Mourinho në Instagram. /Gazeta Express/