Mourinho: E di çfarë dua, i refuzova 3 klube por kthehem në verë


Gazeta Express
19 Mars 2019 23:18

Jose Mourinho ka paralajmëruar se do t’i rikthehet punës së trajnerit menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni, por nuk zbuloi se te cili klub edhe pse tregoi se tashmë i ka refuzuar tri klube.

Mourinho është i papunë që prej se u shkarkua nga Manchester Unitedi në dhjetor, por është duke u përgatitur për të nisur gjithçka nga fillimi në verë, transmeton Gazeta Express.

“Janë bërë tre muaj e gjysmë që prej kur nuk e drejtoj asnjë klub dhe jam duke u përgatitur për ta bërë përsëri. Kur je në botën e futbollit nuk ke kurrë kohë për veten, prandaj i kam shfrytëzuar këta muaj për të pushuar”, tha Mourinho.

“Pozita e trajnerit është diçka e veçantë dhe mua më pëlqen puna e përditshme. Dua të kthehem në verë, nga qershori, për sezonin e ri”, shtoi ai.

Portugezi zbuloi se i ka refuzuar tri klube deri tani, pa i përmendur emrat e tyre.

“E di saktësisht çfarë dua, prandaj edhe tashmë i kam refuzuar tri apo katër oferta. E di çfarë dua të bëj”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart