Mourinho dëshiron të ribashkohet në Romë me yllin e Man Unitedit - Gazeta Express
string(64) "mourinho-deshiron-te-ribashkohet-ne-rome-me-yllin-e-man-unitedit"

Mourinho dëshiron të ribashkohet në Romë me yllin e Man Unitedit

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 12:15

Jose Mourinho dëshiron ta sjellë në Romë mbrojtësin e djathtë të Manchester Untiedit, Diogo Dalot.

Trajneri portugez është interesuar për bashkatdhetarin e vet për një kohë të gjatë dhe i sheh të nevojshme shërbimet e tij në Stadiumin Olimpik.

Lexo Edhe:

Mourinho e kishte shfaqur pëlqimin e tij për Dalotin edhe gjatë kohës sa ishte trajner i Manchester Unitedin dhe e sheh një mundësi për ta marrë atë me zbritje, duke e parë që ai nuk po ka vend në ekipin e parë të Unitedit.

Dalot e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Milani, prandaj ai e bart përvojën e nevojshme në Serie A./Gazeta Express/