Motra e Griezmannit reagon ndaj lajmeve se vëllai i saj do të largohet nga Atletico


load
Gazeta Express
21 Mars 2019 14:32

Maud, motra dhe përfaqësuesja e Antoine Griezmann, ka reaguar ashpër ndaj thashethemeve se vëllai i saj do të largohet nga Atletico Madridi gjatë verës, duke i quajtur të pabaza lajmet.

Këtë javë, ajo ka folur për media të ndryshme për t’i hedhur poshtë thashethemet se Griezmann do të kalojë në Barcelonën, transmeton Gazeta Express.

Pas një interviste me L’Equipe të mërkurën, ajo foli për Le Figaro të enjten, duke i mohuar lajmet për vëllain e saj.

“Ato që po thuhen për të ardhmen e vëllait tim janë të pabaza. Disa njerëz e lejojnë veten t’i ushqejnë dyshimet me thashetheme të pabaza”, tha ajo.

“Unë jam personi i vetëm që me babanë dhe avokatin tonë i menaxhojmë interesat e Antoine. Interesi i vetëm i tij për momentin është Atletico”, shtoi ai. /Gazeta Express/  

Te fundit


Kthehu lart