10
*
° °

​Moti sot kryesisht i vranët (08.02.2019)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas institutit, Podujeva me rrethinë paraqitet ndër vendet më të ftohta gjatë ditës së premte, ku minimalet do të regjistrohen -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 2 gradë Celsius, kurse qyteti i Gjilanit dhe i Prizrenit parashihet t’i regjistrojnë temperaturat më të larta deri në 6 gradë Celsius.

“Vendet tjera do ti regjistrojnë temperaturat nga 3-5 gradë Celsius maksimalet, ndërsa minimalet në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius. Reshje shiu nuk parashikohen, megjithatë gjatë natës priten riga të dobëta në Pejë dhe në pjesën e dytë të ditës, riga të dobëta shiu pritet të ketë në Mitrovicë. Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike vie si pasojë e shtrirjes së vranësirave të ulëta në gjithë territorin tonë, por që aktiviteti i tyre mbetet labil si pasojë e masave të ajrit nga pjesa verilindore dhe veriperëndimore e kontinentit. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.