10
*
° °

Ky do të jetë moti për të dielën (2 dhjetor 2018)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat minimale do të jenë në -4 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të jenë 6 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.