Moti sot në Maqedoninë e Veriut - Gazeta Express
string(34) "moti-sot-ne-maqedonine-e-veriut-39"

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gazeta Express

02/06/2020 9:44

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira. Në orët e pasdites do të ketë reshje të shiut, si dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 5 deri 14 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 13 deri 24 gradë celcius.

Lexo Edhe:

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe kushte për reshje të shiut, ndërsa stabilizim parashihet në fund të javës.