Moti sot në Maqedoni - Gazeta Express
string(23) "moti-sot-ne-maqedoni-67"

Moti sot në Maqedoni

Gazeta Express

26/09/2020 11:25

Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, më i freskët dhe me erë, që nga orët e mëngjesit me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende-vende, proceset do të jenë në formë më intensive të motit të lig lokal me reshje të rrëmbyeshme (mbi 30 l/m2), bubullima, erë të fuqishme (mbi 80km/orë) dhe kushte për dukuri të breshrit.

Nga fundi i ditës moti do të stabilizohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 18 deri 25 gradë Celsius.

Lexo Edhe:

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të shoqëruara edhe me bubullima. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi jugor. temperatura minimale di të zbresë deri 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 23 gradë.

Deri të martën do të përqendrohet mot i ndryshueshëm dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe erë të përforcuar, kryesisht nga drejtimi jugor. Më pak reshje do të ketë të dielën.