Moti për sot dhe pesë ditët e ardhshme, në këtë ditë pritet borë - Gazeta Express
string(63) "moti-per-sot-dhe-pese-ditet-e-ardhshme-ne-kete-dite-pritet-bore"

Lajme

Gazeta Express

21/12/2020 7:33

Moti për sot dhe pesë ditët e ardhshme, në këtë ditë pritet borë

Lajme

Gazeta Express

21/12/2020 7:33

Javë me ndryshime.  Ditëve të para mbeten kushte për mjegull.  Nga e mërkura priten edhe intervale me diell, dhe më ngrohtë.  Të premten priten reshje shiu, e më pas edhe bore.

20.12.2020 – Java e katërt e dhjetorit po pritet të karakterizohet me një mot më dinamik.  Megjithëse ditëve të para anticikloni në lindje të rajonit, ende mbetet dominues, do të vazhdoj të mbajë kushte për mjegull dhe vransira të ulëta përgjatë ultësirave.  Nga dita e mërkurë tjera fusha anticiklonike nga Azoret në Atlantik do të shtrihen përgjatë Mesdheut dhe rajonit tonë, të cilat sjellin mot më të ngrohtë, e mundësi edhe për intervale me diell orëve të pasdites. 

Lexo Edhe:

Prej së premtes një sistem frontal nga Europa veriore do të depërtojë mbi vendin tonë, ku do të sjell masa më të ftohta ajrore, të cilat mundësojnë reshje shiu, e më pas edhe reshje dëbore në fundjavë.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta, meqë ndotësit ajror do të mbeten të rritur edhe ditëve në vijim, mirëpo orëve të mëngjesit indeksi mund të zbres edhe në vlera mesatare.  E me ndryshimin e motit koncentrimi i ndotësve parashihet të zvogëlohet, kur mund të ketë më shumë qarkullim ajror.

21.12 – Kryesisht me vransira.  Përgjatë ultësirave me mjegull ose vransira të ulëta, që mund të mbeten edhe përgjatë ditës.  Vende-vende nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rigë të dobët shiu.

22.12 – Në ultësira mjegull dhe vransira të ulëta, pasdite mundësi për intervale të shkurta me diell.  Në vise kodrinoro-malore kryesisht me kthjellime dhe diell.

23.12 – Në mëngjes përgjatë ultësirave me mjegull, e pasdite pritet të shpërndahet kur priten intervale me diell.

24.12 – Kryesisht me vransira.  Përgjatë ultësirave në mëngjes mundësi për mjegull, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.

25.12 – Kryesisht me vransira.  Pasdite mundësi për reshje shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga -1C deri 3C, e temperaturat maksimale gradualisht do të rriten nga 5C deri 10C.

Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, e nga e enjte edhe mesatare nga krahu jugor 4-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies në pjesën e dytë të javës./Prishtina Weather