Fundjava solli temperatura të larta. Sipas Prishtina Weather nesër mund të jetë më freskët.
Këtë të diel mund të ketë edhe riga lokale shiu. Por nga e hëna do të ketë sërish ngritje temperaturash.
“Më freskët dhe me erë. Kryesisht me diell, pasdite me pak vranësira. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë lokale shiu”, njofton Prishtina Weather rreth temperaturave të ditës së diel, 12 korrik.
Temperaturat do të lëvizin në mes të 15 gradë minimalet e deri në 25 gradë maksimalet.