Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme, këto janë temperaturat - Gazeta Express
string(65) "mot-i-ndryshueshem-gjate-javes-se-ardhshme-keto-jane-temperaturat"

Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme, këto janë temperaturat

Gazeta Express

05/07/2020 16:39

Java e ardhshme do të fillojë me mot jostabil, vranësira, rreze dielli, por edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Siç njofton IHMK, kjo situatë e motit do të stabilizohet nga dita e mërkurë duke mundësuar mot stabil dhe relativisht të nxehtë.

Lexo Edhe:

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, shpejtësia e së cilës në Dukagjin mund të arrijë deri 14 m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, shpejtësia e erës mund të arrijë deri 9 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.