Mospagimi i qirasë, Rama e PD përplasen për aktin normativ, kryeministri: Vulëhumbur - Gazeta Express
string(81) "mospagimi-i-qirase-rama-e-pd-perplasen-per-aktin-normativ-kryeministri-vulehumbur"

Gazeta Express

02/04/2020 19:14

Mospagimi i qirasë, Rama e PD përplasen për aktin normativ, kryeministri: Vulëhumbur

Gazeta Express

02/04/2020 19:14

“Çetë vulëhumburish” Rama i kundërpërgjigjet PD-së për aktin e ri të qeverisë

Kreu i qeverisë deklaroi këtë të enjte se do të ketë një tjetër akt normativ ku do të ndalohet pagesa e qirave për ata persona që janë prekur nga pasojat e koronavirusit, një akt që sipas Partisë Demokratike do të sjellë thellim të krizës ekonomike dhe nxitje të paevitueshme të përplasjeve e konflikteve mes shqiptarëve.

Lexo Edhe:

Por mbi kritikat e PD-së, ka reaguar Rama këtë mbrëmje, duke i cilësuar opozitarët si ‘vulëhumbur’ që sulmojnë diçka që ende nuk është bërë zyrtare dhe shkruar në letër.

Fill pas reagimi të Ramës ka ardhur dhe një kundërpërgjigje, kësaj here nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi. Ky i fundit deklaron se Rama është kurdoherë i gatshëm t’u heqë paratë nga duart shqiptarëve, por asnjëherë oligarkëve, tenderat e të cilëve vijojnë t’u sjellin miliona edhe në këto kohë të koronavirusit.

POSTIMI I RAMËS

? Ndërkohë që kam publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qeradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!

? Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç’bëjmë!

? Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e ?PINIONIT, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qeramarrësve më hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!

POSTIMI I BARDHIT:

Edi Rama u kërkon saktificë vetëm qytetarëve të zakonshëm. Qytetarët nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit që qeveritarët kanë futur në xhep. Taksa e korrupsionit i ka marrë peng dhe i detyron të mos anullojnë koncesionet dhe PPP.

Në vend që të sulmojë opozitën që po qendron në krah të qytetarëve në nevojë:

1. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 120 milion euro që ka parashikuar të japë për 12 koncesione dhe jo bukën e mijëra familjeve shqiptare.

2. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 40 milion euro që ka parashikuar për shpenzimet operative të Qeverisë dhe jo të lërë fëmijë pa bukë.

3. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 100 milion euro tendera luksi e të panevojshme dhe jo të fusë në borxh shqiptarët me njëri tjetrin.

Përgjegjësia e Qeverisë është që barrën e pamundësisë së mijëra qytetarëve të mos ua kalojë mijëra qytetarëve të tjerë, që janë po në kushtet e mbijetesës.

Barra duhet t’u kalojë qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve që hanë milionat e shqiptarëve! Anullo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook!