Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për marrëveshjen për bashkëqeverisje rreth të cilës po negocion partia e tij me Lëvizjen Vetëvendosje.
Abdixhiku ka paralajmëruar kundër atyre që ai i ka cilësuar “ofendime” mes partnerëve të mundshëm të ardhshëm.
“Marrëveshjet e mosmarrveshjet mes partnerëve – po qenë e po u panë si të tillë njëmend – zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive”, ka shkruar ai në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.
“Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi”, është shprehur Abdixhiku.
Ai ka thënë se “propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...