Moshapja e negociatave, Meta: Vendet që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut


Gazeta Express
18 Tetor 2019 14:11

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Kukësi teksa u pyet përsa i takon çështjes së negociatave mbi anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian tha se shpreson të ketë reflektim.

Pyetje: Mirë se erdhët për 60-vjetorin e Kukësit, por do t’ju pyesim për negociatat?

Kam ardhur për 60-vjetorin e Radio ‘Kukësit’. Për negociatat nuk mund të flitet sot. Asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë të ketë reflektim. E kam thënë edhe më përpara: Ato vendet që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut të Gjermanisë.
 
Pyetje: Do ta dekoroni kryeministrin zoti President, nëse do të çelen negociatat, meqë e keni deklaruar?
 
Presidenti Meta: Sot jemi këtu për të dekoruar Radio “Kukësin”, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, sepse e ka merituar plotësisht dhe e ka përmbushur misionin fisnik sidomos në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, duke pasur kontribute për ato arritje që ka sot Kosova dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
 
Pyetje: Nëse nuk çelen sot negociatat zoti President? Duket se ka dështim?
 
Presidenti Meta: Po të mos humbasim shpresën… Sot këtu në Kukës…
 
Pyetje: E ka fajin qeveria apo Franca?
 
Presidenti Meta: Sot në Kukës kemi një gëzim dhe ta çojmë gëzimin deri në fund!

Te fundit


Kthehu lart