"Mos zhgënjeni Shqipërinë", apeli i ambasadores Kim për palët politike - Gazeta Express
string(67) "mos-zhgenjeni-shqiperine-apeli-i-ambasadores-kim-per-palet-politike"

“Mos zhgënjeni Shqipërinë”, apeli i ambasadores Kim për palët politike

Gazeta Express

29/05/2020 18:52

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim reagoi sot për sa i përket ecurisë së Reformës Zgjedhore.

Yuri Kim shkruan se kanë mbetur edhe 2-3 çështje për tu zgjidhur dhe palët duhet të punojnë edhe gjatë fundjavës për të arritur mbylljen e marrëveshjes më 31 maj.

Lexo Edhe:

Ajo bën apel që reforma të mbyllet me sukses duke mos zhgënjyer shqiptarët.

“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID).

Në negociata jo çdokush do të marrë atë që meriton. Jeni pranë, mos pushoni, mos zhgënjeni”, shkruan Kim