"Mos u mendo shumë, heto nëse ke kurajo"/ Ekzekutimi i Santos, Artan Hoxha thirrje SPAK-ut - Gazeta Express
string(85) "mos-u-mendo-shume-heto-nese-ke-kurajo-ekzekutimi-i-santos-artan-hoxha-thirrje-spak-ut"

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2021 17:46

“Mos u mendo shumë, heto nëse ke kurajo”/ Ekzekutimi i Santos, Artan Hoxha thirrje SPAK-ut

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2021 17:46

Gazetari investigativ Artan Hoxha i kërkon Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion që të mos mendohet shumë por të vendosë në lidhje me një nga dosjet me të bujshme, që kanë tronditur vendin, vrasjen e bankierit Artan Santo.

“Dosja “Santo”, SPAK ende i pavendosur…SPAK mos u mendo shume. Jepi drejtim dosjes se 26 qershorit 2014, kur ata tipat me motorr  “Suzuki V-Strom”, ekzekutuan në oren 9:15 minuta, Drejtuesin e Bankes Credins Artan Santo. Disa oficere me eksperience të Policise se Shtetit, gjate pranveres si vitit 2020, terhoqen nga arkiva dosjen e pluhurosur te ekzekutimit te bankierit Santo.

Lexo Edhe:

Pasi kryen nje sere veprimesh dhe ngriten 2-3  pista te reja per ngjarjen, vendosen qe në fillimin e dhjetorit 2020, tia dergonin Prokurorise Speciale SPAK. Prokuroret e SPAK premtuan se do ta shqyrtonin shpejt materialin dhe do nisnin hetimet intensive, qe deri tani nuk jane bere kurre nga prokuroria.

Por nje muaj e gjysem me pas, SPAK ende nuk ka marre nje vendim çfare do beje me dosjen e nxehte, qe tashme i ka mbetur në dore. SPAK duhet të shprehet nese do ta marre persiper hetimin e kesaj dosje, apo do ta rikthehej serish në kartoteken e policise. Deri tani ky vendim, qe në fillim u duk mjaft i lehte dhe pati shume entusiazem se do të ishte pozitiv, ende nuk eshte marre…

SPAK ka në dore te vendos, nese ka kurajo të hetoje nje nga ngjarjet me te renda te postkomunizmit, apo do te dorezohet per krimit te lidhur fort me korrupsionin shteteror dhe mafian politike…’ shkruan Artan Hoxha.