“Mos u lodhni kot!” Përplasja shkon në Gjykatë, Vorpsi e Xhaferllari hyjnë në Kushtetuese


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 9:10

Të dyja janë emëruar për të njëjtin post, njëra prej parlamentit (Arta Vorpsi) dhe tjetra sipas ligjit e kushtetutës me dekretin e Presidentit Meta (Marsida Xhaferllari), por duket se këtë të premte të dyja juristet kanë hyrë në derën e Gjykatës Kushtetuese.

A pritet të ketë një përplasje mes dy zonjave është herët për t’u thënë, teksa në hyrje të derës së Gjykatës, Arta Vorpsi i është përgjigjur interesimit të gazetarëve me një fjali: “Mos u lodhni kot”.

Kujtojmë se miratimi që parlamenti i bëri emrit të Vorpsit është kundërshtuar nga Presidenti Meta, i cili zgjodhi të emërojë si anëtare Marsida Xhaferllarin. Përplasja vijon të jetë e fortë mes Presidencës e qeverisë, teksa të majtët këtë të premte pritet të kalojnë në seancën e jashtëzakonshme në parlament një projekt- rezolutë ku i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese që të mos pranojë dekretin e Metës për emërimin e Marsida Xhaferllarit.

Çfarë thotë rezoluta:

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funskionimit të Gjykatës Kushtetuese të zbatojnë me përgjegjshmëri dhe përgjegjësi detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë Dekretin e Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019.

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Komisionit hetimor për shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve të Kuvendit pë shkarkimin e Presidentit të Republikëstë përmbyllë punën e tij brenda afatit të caktuar  në vendimin e Kuvenditdatë 03.10.2019 dhe të marrë në konsideratë gjatë punës së tij edhe këtë situatë të krijuar nga Presidenti në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese.”-shkruhet në rezolutën që pritet të votojnë socialistët në parlament.

Në lidhje me këto akuza, Presidenti Meta ka folur mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, nga ku ka deklaruar se i bëjnë “nder” me të gjitha ‘akuzat’ që i mveshin. Sipas Metës është e qartë për çdo qytetar se çfarë është në realitet kuvendi i sotëm.

Ilir Meta: Më bëjnë nder të madh me gjithë këto shkelje që po më ngarkojnë, unë të gjitha veprimet i kam bërë para qytetarëve shqiptar. Të gjithë e dinë sot se çfarë përfaqëson sot kuvendi i Shqipërisë.

Çfarë përfaqëson Kuvendi?

Ilir Meta: Përfaqëson kulmin se si nuk duhet të jetë një institucion që duhet të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptar.

Është i njëjti Kuvend që ju zgjodhi juve president në mungesë të opozitës dhe vetëm me votat e të majtës.

Ilir Meta: Ka dhunuar Kushtetutën dhe qëllimisht e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese që bllokoi KED e parë në 2017 dhe që bllokoi KED në 2018, pse? Sepse nuk i pëlqenin emrat nga shorti nga ligji që kishte bërë vetë, por donte të vinte Dvorani në krye të KED për të bërë veprime mafioze./EXPRESS

Te fundit


Kthehu lart