Mos u ankoni për “Made in China”, Apple nis prodhimin e iPhone-it në Indi - Gazeta Express
string(70) "mos-u-ankoni-per-made-in-china-apple-nis-prodhimin-e-iphone-it-ne-indi"

AutoTech

Gazeta Express

11/03/2021 12:52

Mos u ankoni për “Made in China”, Apple nis prodhimin e iPhone-it në Indi

AutoTech

Gazeta Express

11/03/2021 12:52

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, e ka filluar procesin e montimit të telefonave iPhone 12 në Indi, në kohën kur prodhuesi i njohur po e zgjeron prodhimin në tregun e dytë më të madh në botë të telefonave të mençur.

“Jemi krenarë që po e fillojmë prodhimin e iPhone 12 në Indi për klientët tanë lokalë”, tha kompania në një deklaratë të publikuar të enjten, pa e përmendur emrin e furnizuesit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë, sipas dy burimeve të afërta me këtë çështje, montimin e telefonave të këtij modeli do ta bëjë kontraktori nga Tajvani, Foxconn, në fabrikën e tij në rajonin Tamil Nadu.

Apple i ka ndryshuar vendndodhjet e disa fabrikave nga Kina në tregje tjera për shkak të luftës tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit. Një person i afërt me këtë çështje tha vitin e kaluar se Foxconn do ta zhvendosë procesin e montimit të tabletëve iPad dhe MacBook-ëve nga Kina në Vietnam me kërkesë të prodhuesit amerikan.

Muajin e kaluar, agjencia Reuters gjithashtu raportoi se Apple është duke planifikuar që edhe tabletët iPad t’i montojë në Indi.

Ministri indian i Teknologjisë, Ravi Shankar Prasad, e mirëpriti vendimin e kompanisë amerikane, duke thënë se i vjen mirë që po e sheh Indinë duke u bërë qendër e madhe e prodhimit të telefonave dhe pjesëve të tyre.