Ish deputeti Eduart Ndocaj është shoqëruar nga policia këtë të premte, gjatë një ceremonie për inaugurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës në fshatin e tij të origjinës (Fishtë- Lezhë).
Ndocaj kishte shkuar për të marrë pjesë në inaugurim ashtu si shumë banorë të zonës, por është ndaluar nga forcat e policisë me argumentin se nuk kishte ftesë për të ndjekur ceremoninë ku do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Rama.
Ish deputeti ka shpërndarë një video ku shprehet se po shkonte në ceremoni, porse disa pjesëtarë të policisë dhe Gardës së Republikës e kanë ‘rrethuar’ dhe shoqëruar drejt komisariatit me anë të një furgoni policie
Në video duken momentet kur Ndocaj i kërkon policisë që të mos e prekin, pasi sipas tij ‘ai është i sëmurë’ për shkak të një operimi të kryer.
(Pamjet e percjella nga abcnews)
Një moment duket edhe polici që i merr celularin nga dora, i cili ishte duke filmuar./Express