“Mos na largoni nga Kosova” – aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë hetim rreth testit - Gazeta Express
string(90) "mos-na-largoni-nga-kosova-aplikantet-e-fakultetit-te-mjekesise-kerkojne-hetim-rreth-testit"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 14:45

“Mos na largoni nga Kosova” – aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë hetim rreth testit

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 14:45

“Mos na largoni nga Kosova!”, “Merrni përgjegjësi për gabimet në test!”,“Hetim!”, “Përgjegjësi!” – këto janë disa nga parullat me të cilat aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë u mblodhën sot gjatë ditës para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në shenjë proteste.

Pikërisht në këtë institucion, këtë të hëne aplikantët e pakënaqur me këtë proces i priti në takim kryeinspketorja e arsimit, Besa Bytyqi. Për këtë të fundit, palët ankuese, pra aplikantët bashkë me prindërit e tyre thanë për Klan Kosovën se kryeinspketorja Bytyqi po merret direkt me këtë çështje dhe se do ta trajtojë me shumë seriozitet.

Kandidatët që mbetën jashtë listës pranuese në drejtimet e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës po kërkojnë hetim dhe përgjegjësi në raport me pretendimet e tyre për parregullsitë në provimin pranuese, përfshirë këtu edhe keq-formulimet apo gabimet teknike të provimit pranues.